Arabia Saudite mund të falimentojë brenda 5 viteve

Arabia Saudite gjeneron 90% e të ardhurave nga nafta – një mall të cilit i ka rënë vlera kohët e fundit.

Bota

24/10/2015 16:49

Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, Arabia Saudite mund të jetë vetëm 5 vjet larg falimentimit për shkak të rënies së madhe të çmimit të naftës.

Fondi Monetar Ndërkombëtar thotë se Arabia do të vuaj një përqindje negative financiare prej 21% në vitin 2015 dhe 19.4% në vitin 2016. Arabia Saudite aktualisht ka 654 miliardë dollarë rezerva të huaja, por të hollat janë duke u zhdukur shpejtë.

Agjencia Monetare e Arabisë Saudite ka tërhequr rreth 70 miliardë dollarë në fondet e menaxhuara nga institucionet financiare jashtë shtetit, dhe ka humbur rreth 73 miliardë dollarë që nga rënia e çmimit të naftës, sipas Al-Jazera. Arabia Saudite gjeneron rreth 90% të të ardhurave të saj nga nafta.

Më herët këtë vit Arabia shpenzoi rreth 32 miliardë dollarë duke ua shpërndarë këtë shumë qytetarëve, për të festuar kurorëzimin e Mbretit Salman Bin Abdulaziz Al Saud.

Në vitin 2015 Arabia kaloi edhe Rusinë duke e zënë vendin e tretë në botë për shpenzime ushtarake, me një buxhet të mbrojtjes prej 80 miliardë. Përderisa lufta në Jemen po kryhet kryesisht nga Mbretëria, nuk po ka ende shenja rënieje.

Për shkak të rënies së çmimit të naftës, Mbretëria pritet që t’u bashkohet eksportuesve të tjerë të naftës dhe të bëjë shkurtime të konsiderueshme të buxhetit, raportoi Al-Jazeera. (lajmi.net)