Arabia Saudite miraton planin për programin paqësor bërthamor – Lajmi.net
Arabia Saudite miraton planin për programin paqësor bërthamor
Autori: Lajmi.net BotaLajme 22:36, 13 March 2018
Këshilli i kryesuar nga mbreti Salman bin Abdulaziz, theksoi se programi i propozuar bërthamor do të përkushtohej ekskluzivisht për "qëllime paqësore" dhe do të mbikëqyret nga organet rregullatore ndërkombëtare

 Këshilli i Ministrave i Arabisë Saudite ka miratuar nisjen e një programi bërthamor kombëtar, njoftoi sot Agjencia e Shtypit e Arabisë Saudite (SPA), transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas SPA-së, Këshilli i kryesuar nga mbreti Salman bin Abdulaziz, theksoi se programi i propozuar bërthamor do të përkushtohej ekskluzivisht për “qëllime paqësore” dhe do të mbikëqyret nga organet rregullatore ndërkombëtare.

Ministri saudit i Energjisë Khalid al-Falih njoftoi më herët planet për të nënshkruar marrëveshjet për ndërtimin e dy stacioneve të energjisë bërthamore vitin e ardhshëm.

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO