Arabia Saudite kundër tërheqjes së trupave amerikane nga Siria – Lajmi.net
Arabia Saudite kundër tërheqjes së trupave amerikane nga Siria
Autori: Lajmi.net BotaLajme 19:55, 13 January 2019
Një anëtar i lartë i familjes mbretërore saudite është shprehur kundër tërheqjes së trupave amerikane nga Siria, raporton BBC.

Princi Turki al-Faisal i tha BBC-së se ky veprim do të kishte një ndikim negativ, duke forcuar më tej Iranin, Rusinë dhe sundimin e presidentit Bashar al-Assad.

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump njoftoi në dhjetor se ishte koha për të sjellë trupat amerikane në shtëpi nga Siria.

Princi Faisal foli para vizitës së sekretarit amerikan të shtetit, Mike Pompeo në Riad, transmeton kallxo.com.

Pompeo është në një turne në Lindjen e Mesme dhe ka vizituar tashmë Irakun, Jordaninë, Egjiptin dhe Bahrejnin.

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO