Arabia Saudite ka opsion edhe ndërhyrjen tokësore në Jemen

Koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite ka kryer sulmet ajrore në Jemen, kundër rebelëve të Lëvizjes Houthi të udhëhequra nga shia. Këto sulme, sipas autoriteteve saudite janë kryer për të mbrojtur qeverinë legjitime të presidentit Abdrabbuh Mansour Hadi.

Bota

26/03/2015 15:57

Avionët saudite goditën pozicionet Houthi në kryeqytetin Sanaa gjatë natës, përfshi edhe ndërteën e televizionit të kontrolluar nga kjo lëvizje, e cila muaj më parë mori peng presidentin me gjithë kabinetin qeveritar.

Presidenti Hadi arriti të evakuohet, dhe thuhet se është strehuar në juglindje të vendit, në qytetin Aden.

Një zyrtar i Houthi akuzoi Arabinë Saudite, të qeverisur nga sunitët, se është duke provokuar një luftë më të gjerë.

Po ashtu, Irani, ku pushtetin e ka shia, kërkoi ndalimin e menjëhershëm të sulmeve, të cilat sipas Teheranin zyrat shkelin sovranitetin e Jemenit.

“Ne do të bëjmë të gjitha përpjekjet për të kontrolluar krizën në Jemen”, tha ministri i jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif.

Cmimi i navtës së papërpunuar u rrit pothuajse 6% pasi filluan goditjet. Ndërsa një konflikt më i gjerë i fuqive rajonale mund të ndikojë në ndërprerjen e prodhimit të naftës, që do të ndikonte në ekonominë e tërë globit.

Televizioni shtetëror Al-Arabiya, raportoi se Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini, Kuvajti, Katari, Jordania, Maroku dhe Sudani kanë dërguar avionë për të kryer sulmet në Jemen, ndërsa Egjipti, Jordania, Sudani dhe Pakistani kanë shprehur gatishmërinë për të marrë pjesë në ndonjë ofensivë të mundshme tokësore kundër militantëve shiitë të lëvizjes Houthi.

Associated Press raporton se objektiva përfshinte një bazë raketore të kontrolluar nga Houthi, si dhe një depo aty pranë karburantit. Po ashtu një burim i mbrojtjes civile i tha agjencisë së lajmeve AFP se 13 civilë u vranë kur shtatë shtëpi pranë bazës ajrore Al-Dulaimi, u shkatërruan.

Një zyrtar i tha gjithashtu agjencisë së lajmeve AFP se të enjten 18 vetë u vranë në përleshjet mes luftëtarëve rebelë dhe ushtarëve e milicëve besnikë të presidentit Hadi, në jug të Jemenit.

Ministri i jashtëm Jemenit, Riad Yassin, tha për kanalin televiziv Al-Arabia se sulmet ajrore ishin të mirëpritura, duke shtuar se shpreson se Lëvizja Houthi do të dëgjojë tashti “zërin e arsyes”.