Arabia Saudite fillon hetimet për rastin e Xhamisë së Madhe në Mekë

Arabia Saudite ka filluar hetim rreth tragjedisë në Xhaminë më të Madhe në botë, në Mekë, ku si pasojë e rënies së një vinçi mbetën të vdekur 107 persona ndërsa, të paktën 230 janë të lënduar.

Bota

12/09/2015 10:41

Një vinç shumë i madh ra në njërën nga pjesët e Xhamisë së Madhe, e cila ishte e mbushur  me besimtar.

Mirëpo zyrtarët thonë se erërat e forta dhe shirat e rëndë kanë shkaktuar rënien e vinçit, shkruan BBC.

Korrespondentët thonë se ka pasur edhe më parë shqetësime në lidhje me të dhënat e sigurisë në vendet e ndërtimeve saudite.

Xhamia është më e madhja në botë dhe rrethon vendin e shenjtë të Islamit, Qaben, transmeton lajmi.net.

Irfan Al-AlaWi, nga Fondacioni i Kërkimeve të Trashëgimisë Islame i tha BBC-së se Xhama e Madhe është e rrethuar aktualisht nga 15 vinça të mëdhenj në mes të punës së madhe rizhvillimit./lajmi.net.