AquaDom: Akuariumi më i madh në botë (Foto)

Ky akuarium është i vendosur brenda hotelit Radisson Blu në Gjermani dhe është aq i madh sa që duhet të pastrohet tre deri në katër herë në ditë.

Fun

04/08/2015 13:46

AquaDom është pjesë e atraksionit të famshëm të turistëve, SEA LIFE Berlin, dhe mund të gjendet brenda hotelit Radisson Blu në kryeqytetin gjerman.

I lartë 24 metra, ky akuarium është tre herë më i lartë se një shtëpi mesatare në Britani të Madhe, transmeton Lajmi.net.

Dhe, përveç se është i madh, ai mban rreth 1,500 lloje të peshqve. Por ajo çfarë të mahnitë në këtë akuarium është fakti se ai ka një ashensor prej qelqi që shkon lartë dhe poshtë deri në qendër, duke e bërë përjetimin e akuariumit edhe më dramatike.

Ky akuarium është aq i madh sa që duhet të pastrohet tre deri në katër herë në ditë nga zhytësit.

Aquadom (1)Aquadom