Aq i zënë në telefon sa as që e vëren se aty po ndodh një grabitje

Pamje vërtetë qesharake vijnë në një video nga Brazili.

Fun

01/11/2018 12:35

Pamje e habitshme ka ardhur nga Nova Serrana, Brazil, që tregon një grabitje të armatosur në një bar, transmeton lajmi.net.

Çuditërisht, një nga klientët nuk e vërenë se çfarë po ndodh sepse ai është shumë i fokusuar në telefonin e tij.

Të gjithë të tjerë ishin shtrirë për toke, ndërsa ai vazhdonte të shikonte në telefonin e tij sikur asgjë nuk po ndodhte aty. Madje duket se edhe grabitësi nuk vërenë fare atë. /Lajmi.net/