BE aprovon kredinë prej 10.3 miliardë eurove për Greqinë

Ministrat e Financave të Eurozonës kanë aprovuar këstin e ri të kredisë prej 10.3 miliardë eurove për Greqinë pas negociatave maratonike.

Bota

25/05/2016 09:43

Kështu thonë burime e agjencisë së lajmeve AFP.

Ministri francez Michel Sapen e ka pranuar se është arritur një marrëveshje në një takim në Bruksel, por nuk ka njoftuar për detaje të tjera, nëse marrëveshja përfshinë edhe reduktim të borxhit për Athinën, në çka insiston Fondi Monetar Ndërkombëtar.