Apple tregon datën kur do t’i lancojë kufjet “Airpod” të përditësuara

Apple mund të lancojë një version të përditësuar të AirPod-ëve në tremujorin e parë të vitit 2019 citon një raport të ri nga analisti i Apple, Ming-Chi Kuo, i cili thotë se kërkesa për këto pajisjedo të rritet në mënyrë dramatike në vitet e ardhshme.

Auto & Tek

02/12/2018 21:10

Kishte zëra gjatë gjithë verës që AirPods të përditësuara do të debutonin gjatë lëshimit të iPhone të ri, por ato kurrë nuk u shfaqën në skenë, transmeton lajmi.net.

Nëse parashikimet e Kuos janë të sakta, modelet e reja do të kenë edhe “port për karikim me wireless”.

Ka disa ndryshime të tjera që përputhen me thashethemet paraprake – Kuo thotë se modeli i ardhshëm do të vijë me Bluetooth të përmirësuar dhe disa nga komponentët e brendshëm do të jenë pak më të kushtueshëm.

Ka pasur gjithashtu thashetheme se 2019 do të sjellë gjithashtu një seri të re AirPods që do të jenë rezistente ndaj ujit dhe do të vijnë me anulimin e zhurmës.

Analisti i Apple thotë se AirPods është produkti më popullor i Apple ndonjëherë dhe parashikon se kompania do të shkojë nga shitja e 16 milionë në 2017 në më shumë se 100 milionë deri në vitin 2021. /Lajmi.net/