Apple tregon çfarë e bën kamerën e saj aq të avancuar

Apple kishte krijuar një kampanjë të tërë marketingu për të treguar se si fotografitë e mrekullueshme bëhen në iPhone 6 dhe 6S; dhe tani kompania ka treguar se çfarë e bën kaq të veçantë kamerën e saj.

Auto & Tek

21/12/2015 17:05

Gjatë një interviste me Charlie Rose për 60 Minutes, drejtori i kamerës në Apple tha se çdo modul krijohet duke përdorur më shumë se 200 pjesë individuale.

Graham Townsend shtoi gjithashtu se kompania ka më shumë se 800 inxhinierë që punojnë në rregullimin e kamerës së iPhone, transmeton lajmi.net.

Gjatë intervistës, Townsend tha se çdo modul përmban katër tela të cilët krijojnë atë çfarë ai e përshkroi si “mikro-pezullim”. Çdo tel është më i hollë se një fije floku.

Kjo e bën kamerën më të mirë kur përdoret gjatë lëvizjeve dhe dridhjeve, dhe formon veçorinë bazike të stabilizimit të kamerës. /lajmi.net