Apple synon të blej gjigantin e veturave sportive

Apple është duke zhvilluar bisedime me disa prodhues veturash, por së fundmi po flitet për bisedat për blerjen e gjigantit automobilistik të veturave sportive.

Auto & Tek

22/09/2016 10:42

Apple, së fundmi ka shkurtuar stafin i cili po punonte në projektin e veturës së Apple duke kthyer shikimin nga kompanitë e specializuara automobilistike, transmeton Express. Gjiganti i teknologjisë informative është në biseda për blerjen e kompanisë McLaren të cilët janë të specializuar në veturat e teknologjisë së lartë përfshirë këtu bolidët e Formula 1.

Apple është në bisedime edhe me kompani më të vogla fillestare si Lit Motors nga San Francisco ku një numër i madh i inxhinierëve në projektin e Apple Car vinin nga kjo kompani.

Shumica e kompanive të mëdha në Silicon Valley si Google, Tesla dhe Uber tashmë kanë prezantuar projektet e tyre për veturat e së ardhmes, ka qenë Apple që ka shfaqur rezerva në këtë drejtim duke mbajtur projektet të fshehta.