Apple sjellë risi në Facebook (Video)

Fotografitë live të Apple do të vijnë në Facebook - dhe për këtë veçori nuk do të keni nevojë për iPhone 6s.

Auto & Tek

21/12/2015 23:32

Përdoruesit e Facebook së shpejti do të jenë në gjendje që të përdorin veçorinë ‘Live Photos’ (Fotografitë lëvizëse) të Apple në aplikacionin e rrjetit social për iOS – dhe nuk do të kenë nevojë për një iPhone 6s.

Rrjeti social është duke bashkëpunuar me Apple për të shtuar veçorinë e imazheve të animuara të iOS 9 në aplikacion.

Facebook momentalisht është duke e lansuar këtë veçori për një përqindje të vogël të përdoruesve në botë, me një lansim më të gjerë që pritet të ndodh gjatë vitit të ardhshëm. /lajmi.net