Apple shitje rekorde në Kinë

iPhone 6 ka bërë që Apple të ketë rritje në shitjet në Kinë, ku tani Apple atje mbanë 28% të tregut kinez.

Auto & Tek

02/04/2015 18:38

Shitjet e iPhone në Kinë kanë arritur një shitje rekorde, ku pajisjet iOS të Apple tani përbëjnë 28% të tregut të celularëve.

Në Kinën urbane, iPhone 6 ishte celulari më i shitur në tre muajt e fundit, një rritje kjo për 10%, transmeton Lajmi.net.

Xiaomi RedMI Note ishte pajisja e dytë më e shitur, ndjekur nga iPhone 6 Plus. Carolina Milanesi, shefe e hulumtimit në ‘Kantar Worldpanel ComTech’, tha se dëshira e kinezve për të pasur një iPhone 6 është rritur që nga viti i ri kinez.

Nëpër Evropë, shitjet e Android kanë rënë për 2.9%, përderisa ato të iOS janë rritur. Në Mbretëri të Bashkuar, shitjet e Samsung Galaxy S5 janë rritur para lansimit të Galaxy S6 dhe S6 Edge të premten.

Android tani mbanë 52% të tregut të sistemit operativ në Britani të Madhe, përderisa iOS tani është në 38%. Windows Phone ka 7,8%, dhe sistemet e tjera, duke përfshirë BlackBerry kanë 1%.