Apple shfaqë ‘aksidentalisht’ iPhone 6c

Pas dështimit me iPhone 5c, të gjithë menduan se Apple do të ndalojë përpjekjen për të shitur iPhone të modelit të tillë.

Auto & Tek

24/05/2015 16:34

Por, në një imazh të ri të shfaqur ‘aksidentalisht’ nga Apple, duket se kompania do të provojë përsëri që të shesë një celularë me një çmim më të ulët.

Një fotografi e një iPhone-i të ngjyrosur i cili duket si iPhone 5c u gjet sot në webfaqen zyrtare të Apple, që duket më pas është fshirë, transmeton Lajmi.net.

Apple-iPhone-6C

Kur e shikoni nga afër, ju do ta shihni se ai është ndryshe nga 5c: butoni kryesor duket se ka funksionin Touch ID, të njëjtin funksion që gjendet në iPhone 6 dhe 6 Plus.

Kjo fotografi shpejtë u zëvendësua me një foto të iPhone 5c, por jo para se disa vizitorë ta kapnin fotografinë e shfaqur dhe ta shpërndanin më pas atë, transmeton Lajmi.net.

Kjo pajisje do të mund të shitet për $600. Apple do ta freskojë linjën e iPhone më vonë këtë vit me versione “S” të 6/6 Plus.