Apple shet 9 milionë iPhone

Apple ka shitur më shumë se 9 millionë iPhone vetëm në vikendin e kaluar, duke thyer rekordin personal. Apple deklaroi që shitjet e iPhone 5C and 5S i kanë kaluar parashikimet e modelit të vitit të kaluar, iPhone 5.

Auto & Tek

23/09/2013 15:55

Këto shifra i kanë tejkaluar edhe parashikimet e ekspertëve të cilët kanë deklaruar që nuk do të shiten më shumë se 7.75 milionë iPhone për këtë vikend.

Ky është viti i parë që iPhone ka dalë në shitje edhe në Kinë që nga dita e parë. Një fakt interesant është që në javën e kaluar ka pasur shumë probleme me shkarkimin e iOS7 e që nënkupton që ky sistem operativ është afirmuar mjaft.

Apple deklaroi që tani më shumë se 200 milionë pajisje kanë përditësuar sistemin operativ në iOS7, duke e përshkruar atë si “përditësimi më i shpejtë i softuerit në histori”.

Më herët Iphone 5 ka thyer rekordin e shitjes në vjeshtë të vitit 2012 duke u shitur në më shumë se 5 milionë copë në vikendin e parë.

Tim Cook – Apple’s CEO tha: “Ky është iPhoni më i mirë që është lansuar ndonjë herë, duke i shitur më shumë se 9 milionë kopje vetëm në këtë vikend”.

Në të njëjtën ditë pasi që janë dhënë këto shifra aksionet e Apple janë rritur për 4%.