Apple rrit hapësirën e iPhone SE

Për hir të njëvjetorit të iPhone SE, Apple ka lëshuar në treg versionet e reja me madhësi dyfish më të madhe se versionet e para.

Auto & Tek

22/03/2017 00:59

iPhone SE i ri vjen me 32GB dhe 128GB hapësirë të brendshme për dallim nga versionet e para që ishin 16GB dhe 64GB.

Lajmi i mirë është që çmimi nuk do të ndryshojë, por mbetet i njëjtë, nga 479 deri në 589 euro.

Specifikat tjera mbesin të njëjta. iPhone SE ka ekran 4-inç, kamerë 12MP dhe 2GB RAM.

Pajisja del në treg nga 24 marsi.