Apple prodhon paketimin rrethor për pica (Foto)

Paketimet katrore janë të shkuara dëm dhe shumë pak funksionale. Ky duhet të ketë qenë mendimi që shtyu Apple të ideojë një paketim të rrumbullakët për pica.

Auto & Tek

18/05/2017 12:03

Mbajtësja prej kartoni e picave të Apple është e rrumbullakët dhe e studiuar në detaje.

Ky paketim është ideuar rreth 7 vjet më parë nga Apple dhe aktualisht përdoret në kafenenë e kësaj kompanie, njofton TechSot.al.

E regjistruar në vitin 2010 dhe e publikuar në vitin 2012, patenta përshkruan një mbajtëse rrumbullake me material ekologjik dhe rezistues në të njëjtën kohë, me disa vrima në kapak për të shmangur lagështinë.

Gjithashtu kutia Apple e picave ka dhe unaza me vrima në pjesën e poshtme për t’i dhënë ajër bazës së picës.

Të gjitha këto detaje janë menduar për të lehtësuar shpërndarësit e picave dhe për të krijuar më shumë mundësi dhe vende ku mund t’i mbështesim ato.

APPLE PIZZA

breveto