Apple pritet të lançojë tri versione të iPad Pro

Modelet e reja të iPad Pro do të jenë me ekrane 12.9, 9.7 dhe 10.5-inç.

Auto & Tek

03/03/2017 00:49

Versioni i fundit me 10.5-inç do të ketë pixels të njëjtë me atë 9.7-inç,i cili ka 264 ppi me rezolucion 2,224 x1668 pixels.

iPad Pro me 9.7-inç ka rezolucionin 2048×1536 pixels.

Apple raportohet se tabletët e rinj do t’i lançojë  rreth muajit maj ose qershor.

Seria e re e iPad Pro pritet të ketë dizajnin e njëjtë me modelet e tanishme, por do të kenë procesor më të shpejtë dhe më shumë RAM. /b.d