Apple prezanton një iPad të ri (Foto)

Apple ka prezantuar pajisjen e re iPad Pro, që aktualisht është shumë më i madh se iPad i zakonshëm.

Auto & Tek

09/09/2015 19:29

iPad Pro është një pajisje magjike e copëzave të qelqit, që mund të bëjë gjëra që celulari dhe laptopët nuk mund të bëjnë.

Shfaqjet dhe filmat do të jenë më kinematik në këtë iPad, dhe lojërat do të jenë edhe më të mira.

iPad Pro do të ketë një mundësi për të shfaqur tastierën në madhësi të plotë. Ai është më i madh se iPad Air, aktualisht 12.9 inç.

Pajisja ka 5.6 milionë pikselë, më shumë se një Macbook Pro 15 inç me ekran retina. Shikimi i filmave në të është e pabesueshme – madje edhe bateria e tij është më e mirë, që do të zgjasë 10 orë.

Ndryshe, iPad Pro është edhe më i hollë, aktualisht 6.1 mm. iPad Pro do të vijë së bashku me një laps të cilin Apple e quan ‘Apple Pencil’, me të cilin përdoruesit do të mund të bëjnë shumë gjëra, prej vizatimeve të ndryshme e deri tek projektimet e tjera. (Lajmi.net)

11998321_10207630948922338_1548661062_napple-iphone-6s-live-_0594.0 apple-iphone-6s-live-_0605.0 apple-iphone-6s-live-_0612.0apple-iphone-6s-live-_0824.0apple-iphone-6s-live-_0580.0