Apple prezanton kufjet e para që nga blerja e Beats

Beats ka zbuluar produktin e parë prej se Apple e bleu kompaninë në fjalë më herët këtë vit. Kufjet e quajtura Solo2 Wireless do të jenë të gatshme për tu blerë në fund të muajit për 300 dollarë.

Auto & Tek

13/11/2014 18:01

Sipas Beats, Solo2 Wireless ofron të njëjtën dinamikë të zërit dhe dizajnit si në Solo2, por vetëm që i ka shtuar mundësitë e wireless-it në të.

Me teknologjinë e saj të Bluetooth, Solo2 Wireless mund të punojë edhe nëse largoheni 30 metra larg pajisjes tuaj të zërit, transmeton Lajmi.net.

Ju me këto kufje do të mund të merrni thirrje telefonike, të ndryshoni këngët dhe të ndryshoni volumin e zërit duke përdorur butonin ‘b’ dhe butonat e volumit në pjesët e dëgjuesve.

Bateria e tyre ju lejon që të kënaqeni deri në 12 orë luajtje të muzikës përmes wireless.

Solo2 Wireless vjen në dizajn të kuq, të zi, të kaltër dhe të bardhë.