Apple prezanton iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus

Apple ka prezantuar iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus, të cilët CEO i Apple, Tim Cook, i ka quajtur "iPhone-ët më të mirë" që kompania ka prodhuar ndonjëherë.

Auto & Tek

09/09/2014 21:00

Zëvendës presidenti i lartë i marketingut në Apple, Phil Schiller, shpjegoi në ngjarjen e shumëpritur sot se xhami në celularin iPhone 6 kthehet rreth anëve të celularit, duke u takuar me mbështjellsëin e aluminit, transmeton Lajmi.net.

iPhone 6 Plus është 5.5 inç diagonalisht dhe iPhone 6 është 4.7 inç, në krahasim me iPhone 5s prej 4 inç. 

Telefonat janë më të hollë se kurrë: 6.9mm iPhone 6 dhe 7.1mm iPhone-i më i madh 6 Plus. Apple është gjithashtu duke shitur çanta prej silikoni dhe lëkure.

Cook tha në binë se kompania është duke lansuar “përpunimin më të madh në historinë e iPhone”.

iPhone 6 do të shitet për $199 për një konfiguracion prej 16GB, $299 për 64GB dhe 399$ për një konfiguracion më të madh prej 128GB, me një kontratë dy-vjeçare, në dispozicion për tu transportuar nga 19 shtatori, transmeton Lajmi.net.

iPhone 6 Plus do të fillojë me $299(16GB), $399(64GB) dhe $499(128GB). Që të dy celularët vijnë në tre ngjyra: ari, argjendi dhe hiri.

Schiller shpjegoi se çipi i ri 64-bit A8 ka dy miliardë tranzistorë, dy herë më shumë se çipi A1. Kjo do të lejojë që shpejtësia e celularit të jetë 25% më e madhe.

Sa i përket baterisë, të dy iPhone-ët do të kenë një jetëgjatësi më të mirë, tha Schiller, duke përfshirë 50 orë të ndëgjimit të muzikës dhe 11 orë të video shikimeve në iPhone 6, transmeton Lajmi.net. 


Watch more news videos | Latest world news