Apple po përgatit diçka gjeniale

Pas vetëm disa javësh të prezantimit të rezultateve financiare, Tim Cook, shef i Apple, e ka dhënë një intervistë, në të cilën ka sjell optimizëm (së bashku me një tjetër dozë të pritjes), në industrinë e së ardhmes së kompanisë. Pasi kishte deklaruar disa ditë më parë se Apple nuk ka probleme në gjetjen e…

Auto & Tek

11/02/2014 09:33

Pas vetëm disa javësh të prezantimit të rezultateve financiare, Tim Cook, shef i Apple, e ka dhënë një intervistë, në të cilën ka sjell optimizëm (së bashku me një tjetër dozë të pritjes), në industrinë e së ardhmes së kompanisë.

Pasi kishte deklaruar disa ditë më parë se Apple nuk ka probleme në gjetjen e ideve të reja për të punuar dhe pas presionit në analistëve që u ankuan se Apple nuk ka krijuar asgjë të re prej iPad më 2010, Cook ka zbuluar se Apple ka plane të forta për t’u futur në kategorinë e re të produkteve këtë vit, dhe ka përsëritur tashmë kjo kompani është duke punuar për këto risi.

“Jemi duke punuar për diçka gjeniale”, ka thënë ai. Megjithatë, kur është pyetur se çka dëshiron të thotë me ‘kategorinë e re të produkteve’, Cook nuk ka dashur të specifikojë asgjë.

Derisa Apple i ka produktet më të mira, Cook nuk brengoset fort për tregun, pasi është i bindur se produktet si iPhone e iPad, nuk janë vënë asnjëherë në dyshim, duke qenë gjithnjë në treg në vend të parë ose të dytë.