Apple po ndërton një HOLOiPhone (Foto)

Apple është duke ndërtuar kufjet e realitetit virtual të quajtura HOLOiPhone, thuhet sipas disa raportimeve.

Auto & Tek

01/09/2015 12:25

Piper Jaffray, analist në Gene Munster, thotë se kompania ka nënshkruar me disa kompani për të ndërtuar një pajisje të tillë.

Ai madje thotë se Apple ka punësuar inxhinierin kyç të Microsoft që modeloi HoloLens, për ta ndërtuar këtë pajisje, transmeton Lajmi.net.

Më herët këtë vit Apple kishte fituar patentën e një pajise në formë syzesh me ekran që kishte të montuar një iPhone në të, për të shfaqur realitet virtual.

25C4BFA400000578-2957293-image-a-1_142419109841525C4BFA000000578-2957293-image-a-2_1424191164415

Siç duket, Apple është gati t’i futet edhe këtij tregu të pajisjeve virtuale, për t’u bërë konkurrencë kompanive të tjera si Microsoft. (Lajmi.net)