Apple po krijon një aplikacion për t’i kontrolluar pajisjet shtëpiake

Pas prezantimit të HomeKit, siç duket Apple është duke menduar të kompletojë një aplikacion i cili do të jetë në gjendje t’i kontrollojë pajisjet tona shtëpiake.

Auto & Tek

21/05/2015 18:39

Sipas një raporti në 9to5Mac, Apple është duke punuar në një aplikacion shtëpiak i cili do të punojë me pajisje të përshtatshme me HomeKit, pajisje të tilla si poqët elektrikë, garazhat dhe termostatët e mençur.

Apple po përgatitet që ta kthejë iPhone-in në një telekomandë universale në shtëpi, i cili mund të kontrollojë gjithçka, duke filluar nga këto që cekëm më lartë e deri tek televizioni, dritat dhe makinat e tjera, transmeton Lajmi.net.

Aplikacioni i lartpërmendur do të mund të lansohet së bashku me iOS 9 në Konferencën Botërore të Zhvillueseve në qershor.