Apple planifikon të prezantojë tre iPhone këtë vit

Së bashku me celularët e pritur iPhone 6S dhe iPhone 6S Plus, përdoruesit e Apple do të mund të presin edhe një iPhone 6C gjithashtu.

Auto & Tek

27/03/2015 16:45

Fansat e celularëve të Apple do të befasohen me tre celularë menjëherë këtë vit, pasi që një raport sugjeron se kompania është duke planifikuar që të prezantojë tre modele të reja të celularit të mençur iPhone në shtator.

Sipas News.com.au, së bashku me iPhone-ët e përmirësuar – iPhone 6S dhe 6S Plus – pritet që të shfaqet edhe një iPhone 6C, transmeton Lajmi.net.

Pajisja e re pritet të vijë me një ekran 4 inç, që e bënë atë dukshëm më të vogël se iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus.

Celulari do të jetë i fuqizuar nga një çip A8 përderisa dy të tjerët do të përdorin një çip më të fuqishëm A9.