Apple planifikon prodhim rekord të modelit të ri iPhone

Apple Inc është duke u përgatitur për prodhimin më të madh fillestar të modelit të ardhshëm iPhone deri në fund të vitit, raporton Wall Street.

Auto & Tek

09/07/2015 00:40

Kompania është duke u kërkuar furnizuesve që të prodhojnë 90 milion njësi të dy modeleve të reja që priten të lansohen, me ekrane 4.7-inç dhe 5.5-inç.

Kompania kishte urdhëruar prodhimin e 70 deri 80 milion iPhone 6 dhe 6 Plus vitin e kaluar, në afatin fillestar të prodhimit, që ishte më i madhi deri më tani, transmeton Lajmi.net.

Modelet e reja iPhone pritet që të përmbajnë teknologjinë e re të prekjes ‘Force Touch’.