Apple përfundon marrëveshjen me Beats

Apple ka përfunduar marrëveshjen me Beats, duke e blerë kështu firmën për 3 miliardë dollarë.

Auto & Tek

30/05/2014 02:25

Apple tha të mërkurën se ka paguar 3 miliardë dollarë për firmën Beats Electronics, duke marrë me vete në Apple edhe krijuesit e saj Jimmy Iovine dhe Dr.Dre.

Gjigandi teknologjik tha të mërkurën se blerja e Beats Electronic për 3 miliardë dollarë është bërë për të rritur dhe përmirësuar biznesin e muzikës në të cilin ka pasur disa ngecje.

Apple përmes Beats do të bëjë një shërbim për muzikë, kufje të kualitetit të lartë dhe disa lidhje të reja të industrisë së muzikës. Themeluesit e Beats, reperi Dr.Dre dhe muzikanti Jimmy Iovine do t\’i bashkohen Apple.

Apple do të vazhdojë ta përdorë markën Beats për produktet e saj të reja, në zëvendësim të produkteve të saj në të cilat Apple ishte fokusuar gjithmonë.

Për rolet e Dr.Dre dhe Jimmy Iovine në kompani nuk është bërë ende e ditur, por besohet se ata do të kenë rol ekzekutiv.