Apple përditëson Retina MacBook me çip më të shpejtë dhe me më shumë memorie

Apple ka përditësuar linjën e saj të laptopëve Retina MacBook me procesorë më të shpejtë dhe me më shumë memorie, por duke lënë çmimet në shumicën e rasteve njëjtë si më herët.

Auto & Tek

30/07/2014 21:02

Laptopi 13 inç MacBook Pro me ekran Retina kushton $1,799 dhe ofron 2.8GHz, procesorë dual-core Intel i5, 8GB të memories RAM dhe 512GB hapsirë për ruajtjen e të dhënave.

Dy Retinat e tjera 13 inç tani kanë një procesorë i5 2.6GHz dhe 8GB RAM, me një ndryshim të vogël në hapsirën për ruajtjen e të dhënave prej 128GB dhe 256GB, respektivisht.

Çmimi i këtyre dy modeleve është i njëjtë si më herët: $1,299 dhe $1,499.

Të gjithë laptopët Retina tani janë në dispozicion për tu blerë në dyqanet online të Apple.