Apple njofton se iPhone i ri lansohet zyrtarisht të mërkurën

Apple ka njoftuar se ngjarja e radhës e iPhone do të mbahet më 9 shtator, dhe tashmë ka filluar dërgimin e ftesave për këtë ngjarje të cilën e quan madhështore.

Auto & Tek

27/08/2015 18:29

Kompania pritet të lansojë dy modele të reja të iPhone, që thuhet se do të jenë iPhone 6S dhe 6S Plus.

Nuk dihet shumë se çfarë do të ofrojnë këto pajisje të reja, por është më se e njohur se ekranet e tyre do të përmbajnë teknologjinë Force Touch – një teknologji kjo e re që i jep ndjeshmëri më të madhe ekranit dhe që është paraqitur tashmë në laptopët e Apple, transmeton Lajmi.net.

Mësohet gjithashtu se iPhone 6S do të përmbajë një kamerë 12MGP, ku videot do të incizohen në kualitet 4K.