Apple me iPhone të papërshkrueshëm nga uji (Foto)

Apple ka pranuar leje për një patentë këtë javë e cila mund të jetë e ardhmja e pajisjeve të papërshkrueshme nga uji.

Auto & Tek

11/12/2015 22:30

Edhe pse kompania e kishte krijuar këtë patentë në qershor, ajo e morri lejen për të këtë javë.

Patenta përqendrohet në pjesët vetë-shëruese ose prej gume të cilat mund të humbasin dhe të rifitojnë formën e tyre për t’i mbrojtur pjesët e brendshme të pajisjes.

Patenta shpjegon se kjo gomë e vendosur në xhekët e jashtëm, si një kufje ose kabllo e energjisë, do të hapej kur diçka do të futej në të. Pasi kufjet apo diçka tjetër do të hiqeshin nga celulari, kjo mbulesë do të riformohej dhe do të kthehej prapa për ta mbrojtur hapjen e pajisjes, transmeton lajmi.net.

Disa lloje të kësaj gome do të mund ta mbrojnë pajisjen e ardhshme nga pluhuri, mbeturinat, uji, gazi dhe substanca të tjera të mjedisit.

Kështu, duket se së shpejti përdoruesit e Apple do të jenë në gjendje që të bëjnë një selfie të çmendur në mes të një stuhie pluhuri, pa e dëmtuar iPhone-in. /lajmi.net

Screenshot_2