Apple largon edhe një veçori të madhe në iPhone 8

Nëse jeni një nga ata njerëz që nuk përshtatet mirë me ndryshimet, atëherë kemi një lajm për ju.

Auto & Tek

02/03/2017 20:08

Sipas një raporti në Wall Street Journal, Apple pritet të largojë edhe një tjetër veçori nga iPhone për shkak të avancimeve teknologjike.

Viktima këtë herë nuk është as porti për kufje e as butoni kryesor. Këtë herë Apple po e largon portin e energjisë për të kaluar në një port të ri USB-C, duke shënuar kështu një ndryshim tjetër në dizajnin e iPhone, transmeton Gazeta Express.

Nëse nuk po e kuptoni, porti për mbushjen e celularit në të cilën aktualisht e fusni kabllon për mbushje do të duket shumë ndryshe kur të lansohet iPhone 8. Porti USB-C është një veçori që më së shumti është parë në celularët e rinj Android.