Apple lanson një model të ri të iMac

Të blesh një iMac nga Apple ka qenë shumë e shtrenjtë, por tani blerja e tij është bërë më e lirë. Apple ka lansuar një model krejtësisht të ri në radhët e prodhimeve Desktop, që është në dispozicion për blerje për $1,099.

Auto & Tek

20/06/2014 19:43

Karakteristikat e prodhimit më të fundit të iMac që ka një madhësi prej 21.5 inç përfshijnë një procesor i5 Intel Core 1.4 GHz, 8GB RAM, 500 GB hapsirë për ruajtjen e të dhënave (hd) dhe grafikë në kualitet të lartë HD Graphics 5000.

Sakrifica që ju do të bëni për ta blerë këtë prodhim të Apple do të ju bëjë që të fitoni një pajisje tejet të shpejtë dhe me hapsirë të madhe, pasi që modeli mund të blehet edhe në versionin tjetër prej $1,299, duke mbajtur në vete një hapsirë për ruajtjen e të dhënave 1TB dhe një procesor i5 CPU 2.7 GHz. 

iMac $1,099 nuk është e vetmja pajisje e ri-freskuar e Apple këtë vit, pasi që gjigandi harduerik kohët e fundit lansoi disa versione të përmirësuara të laptopëve duke filluar me një çmim prej $899.