Apple lanson iOS 8.4 Beta 3

Apple ka lansuar një version të tretë Beta për përditësimin e ardhshëm iOS 8.4 që përfshinë një ridizajnim të madh të aplikacionit për muzikë.

Auto & Tek

12/05/2015 12:26

Përditësimi i ri sjellë gjithashtu edhe ‘textbooks’ të krijuara për t’i përdorur në veglën ‘iBooks Author’ për herë të parë në iPhone.

Aplikacioni i ri për muzikë do të përdoret për të ri-lansuar ‘Beats Music’ si një rival i Spotify dhe shërbimit muzikor Tidal të Jay-Z, transmeton Lajmi.net.

Aplikacioni i ri për muzikë ka një pamje më të dukshme të “Now Playing” dhe rrëshqet për të shfaqur edhe muzikën offline.

iOS 8.4 Beta 3 është i gatshëm për t’u shkarkuar në mënyrë manuale. Përditësimi është i përshatshëm për iPhone 4S dhe më të ri, iPad Air 2 dhe më të ri, dhe iPod 5G.