Apple kalon Samsungun dhe bëhet prodhuesi më i mirë i celularëve në botë

Shitjet e iPhone janë rritur shumë kohëve të fundit, ndërsa celularët e Samsung kanë shënuar shenjën e parë të ngecjes pas gjithë këtyre viteve, në luftën për t’u bërë prodhuesi më i mirë i celularëve në botë – një trend që i ka bërë disa analistë të besojnë se Apple e ka rimarrë pozitën e prodhuesit më të mirë të celularëve në botë.

Auto & Tek

03/03/2015 19:31

Tani, Gartner, firma më e mirë hulumtuese dhe gjurmuese e industrisë së celularëve është gjithashtu duke pretenduar fitore për Apple.

Raporti i fundit i firmës tregon se Apple ia ka kaluar Samsungut, duke shitur kështu 74 milionë iPhone, duke lënë mbrapa Samsung me 73 milionë celularë të shitur.

Ky është një ndryshim mjaft dramatik që nga viti i kaluar, kur Samsung kishte shitur 83 milionë celularë kurse Apple vetëm 50.2 milionë, transmeton Lajmi.net.

Sidoqoftë, duket se Samsung me lansimin e celularëve Galaxy S6 dhe S6 Edge mund të marrë përsëri emrin e prodhuesit më të mirë në botë të celularëve, pasi që këta dy celularë janë më të mrekullueshmit që kompania ka lansuar deri më tani.

Që të dy celularët pritet të lansohen për të gjithë më 10 prill – kështu që Apple mund të qëndrojë në krye të listës për një kohë më shumë, derisa Samsung të kthehet në pjesën e dytë të këtij viti.