Apple iWatch me ekran të lakuar dhe gjurmues shëndeti

Apple zbuloi shumë të reja në konferencën e fundit të Prodhuesve këtë vit, por nuk diskutoi ose shfaqi ndonjë iWatch. Një raport i ri nga gazeta japoneze Nikkei thotë se iWatch është duke u prodhuar.

Auto & Tek

06/06/2014 17:39

Nikkei raporton se pajisja veshëse iWatch nga Apple është duke u prodhuar dhe ka për synim të lansohet gjatë muajit tetor të këtij viti.

Pajisja do të përmbajë një ekran të lakuar OLED dhe funksione për gjurmim të shëndetit, përderisa do të jetë e pajisur me sistemin më të ri operativ nga Apple, iOS 8.

iWatch do të monitoroj të dhëna të lidhura me shëndetin, si aktivitetin e gjumit, kaloritë e konsumuara, glukozën e gjakut dhe nivelet e oksigjenit në gjak gjithashtu.

Nikkei raporton gjithashtu se në këtë projekt Apple është në partneritet me Nike.