Apple iTunes me 800 milionë llogari në mbarë botën

Apple zbuloi të mërkurën se tani ka më shumë se 800 milionë llogari në iTunes, në mbarë botën, nga 575,000,000 që ishin në qershor të vitit të kaluar.

Auto & Tek

27/04/2014 00:35

Duke folur për investitorët gjatë një mbledhje të të ardhurave të mërkurën, shefi Tim Cook e quajti këtë shifër si “rritje e madhe”, duke shtuar se shumica e përdoruesve e kishin të lidhur llogarinë e tyre me kartelë bankare – informacion që mund të jetë i rëndësishëm për kompaninë që besohet se do të vë në konsideratë edhe hyrjen në lojërat e celularëve me pagesë.

Ai shtoi se të ardhurat e iTunes “vazhdojnë të rriten me një normë dyshifrore”, duke e përshkruar Apple-n si një kamion dhe iTunes “shofer shumë të rëndësishëm” të biznesit të tyre, jo vetëm në SHBA por në mbarë botën.

Pastaj, CEO tha se të hyrat nga programi iTunes dhe shërbimet në Kinë – njëri nga tregjet më të rëndësishme dhe më të shpejta të zgjerimit të Apple – ishin dyfishuar në vitin e kaluar.

Apple VP dhe kontrolluesi i korporatave Luca Maestra ofroi një informacion më të detajuar, duke zbuluar se përdoruesit kishin shpenzuar 5.2 miliardë dollarë në dyqanet online të Apple gjatë periudhës tre-mujore, një rritje kjo për 24% në tremojurin e parë të vitit.