Apple iOS integrohet në vetura

iOS në vetura u paralajmërua vitin e kaluar nga Eddy Cue, dhe një vit më vonë e kemi lajmin zyrtar se Volvo, Ferrari dhe Mercedes do të jenë të parët që do të fillojnë këtë bashkëpunim. Ky shërbim lejon ndërveprim të drejtpërdrejtë me sistemin e komunikimit të veturës. Gjersa shumë prodhues të veturave aplikojnë sistemin…

Auto & Tek

02/03/2014 11:32

iOS në vetura u paralajmërua vitin e kaluar nga Eddy Cue, dhe një vit më vonë e kemi lajmin zyrtar se Volvo, Ferrari dhe Mercedes do të jenë të parët që do të fillojnë këtë bashkëpunim.

Ky shërbim lejon ndërveprim të drejtpërdrejtë me sistemin e komunikimit të veturës.

Gjersa shumë prodhues të veturave aplikojnë sistemin USB për të lidhur pajisjet iOS, dhe kështu të vendosin një ndërveprim të limituar, iOS në anën tjetër ka për qëllim të ofrojë kontroll të telefonatave, ndërveprim të ngjashëm me ‘Siri’ dhe ekzekutim të medieve me një ndërfaqe të thjeshtë.

Ai gjithashtu lejon orientimin nëpërmjet GPS. Honda dhe Acura kanë implementuar disa nga këto mundësi.

Sipas ‘AppleInsider’, kompania ishte e ngadalshme në sjelljen e këtij vendimi, ngase kishte heshtje brenda për brenda korporatës Apple