Apple inkurajon dhurimin e organeve

Apple është duke bashkëpunuar me Donate Life America për t’iu ofruar përdoruesve të iPhone mundësinë që të regjistrohen për dhurimin e organeve.

Lifestyle

06/07/2016 17:49

 

Drejtori ekzekutiv i Apple Tim Cook, ka thënë për Associated Press se shpreson që kjo t’i inkurajoj më shumë njerëz për t’i dhuruar organet e tyre në SHBA, ku 120 mijë njerëz janë duke pritur për një transplant, transmeton kp.

Ky regjistrim do të mund të bëhet në aplikacionin “Health”, ku ju mund të shkruani llojin e gjakut, gjendjen shëndetësore dhe alergjitë.