Apple gati të lansojë iOS 9.2

Përderisa përdoruesit e pajisjeve të Apple janë duke ‘u kënaqur’ me veçoritë e iOS 9.1, mund të jetë vetëm çështje kohe para se iOS 9.2 të bëhet i gatshëm për shkarkim.

Auto & Tek

13/11/2015 17:21

Kohët e fundit, Apple ka lansuar iOS 9.2 beta 3 i cili është në dispozicion vetëm për njerëzit të cilët janë të regjistruar në programet ‘Public Beta’ dhe ‘Apple Developer’.

Ky është versioni i dytë beta i cili është duke u lansuar nga kompania, që mund të instalohet në pajisje si iPhone, iPod dhe iPad, transmeton lajmi.net.

Edhe në këtë version të ri të iOS pritet të ketë disa ndryshime të vogla, që mbeten të shihen kur ky version të publikohet si i plotë. (lajmi.net)