Apple fiton rastin ndaj Xiaomi për markën tregtare në Evropë

Apple Inc ka arritur që të parandalojë kompaninë kineze të telefonave të mençur të Xiaomi Inc që të regjistrojë tabletin saj “Mi Pad” në tregun e Bashkimit Evropian.

Auto & Tek

05/12/2017 17:01

Kjo për shkak se sipas Apple emri i këtij produkti ka qenë shumë u përafërt me “iPad”, shkruan Reuters, përcjellë Klan Kosova.

Gjykata e dytë më e lartë në BE, Gjykata e Përgjithshme, vendosi që Mi Pad nuk duhet të regjistrohet për shkak se konsumatorët mund të hutohen nga ngjashmëria e shenjave.

Mi Pad i Xiaomi dhe iPad i Apple janë tabletë kompjuterik.