Apple: “FBI do të na detyrojë t’i lëshojmë kamerat dhe mikrofonat e iPhonit”

FBI ka kërkuar që Apple të krijojë softuer me porosi të tejkalimit të disa funksioneve të caktuara të sigurisë në iOS, për të lejuar zbatimin e ligjit.

Bota

10/03/2016 14:26

Nëse FBI fiton në rastin e saj kundër Apple për të ndihmuar atë në zhbllokimin e iPhone 5C për vrasësit e rastit në San Bernardino, nuk do të marrë gjatë para se qeveria amerikane do ta detyrojë kompaninë Apple të ofrojë qasje në kamerat dhe mikrofonat e përdoruesve të iPhone për të spiunuar mbi to, thuhet sipas kreut të së shërbimeve kompanisë Eddy Cue.

Por sipas Apple, bërja e ndryshimeve të nevojshme në këtë rast do të përbënte një precedent të rrezikshëm në cenimin e privatësisë së përdoruesve.

FBI është duke u përpjekur për të hyrë në një iPhone të mbyllur të një prej vrasësve të San Bernardino dhe insiston se ka nevojë për ndërhyrjen e Apple për shkak të mbrojtjes softuerike të ndërtuar në iOS, që kërkon nënshkrimin unik të Apple. /lajmi.net