Apple është duke testuar një ekran të madh për iPhone 6

Një raport i ri nga Mark Gurman tregon se Apple është duke testuar një ekran me rezolucion 1704 x 960 për iPhone-in e ardhshëm.

Auto & Tek

14/05/2014 17:45

Ekrani i ri për iPhone 6 do të bënte që pajisja të jetë pak më e madhe se modeli i kaluar 5s dhe me piksel më të mirë për inç se sa në ekranin e tanishëm me retinën standarde.

Apple është duke menduar që pajisjen e ardhshme ta bëjë 4.7 inç ose 5.5 inç, por raportohet se modeli 4.7 inç është më i mundshëm të realizohet për iPhone 6.

Rritja në madhësi e ekranit nuk do të bëjë që ikonat e programit iOS të rriten apo të ndryshohen, por ato do të mbesin të njëjta së bashku me menytë dhe ikonat e aplikacioneve, thotë raporti.

Apple ka qenë duke punuar në rezolucionin e pajisjes që një kohë sipas këtij raporti, kështu që përmirësimet në ekranin e iPhone-it të ardhshëm do të jenë të dukshme.

Kur Apple kishte prezantuar iPhone 5, kishte shtuar disa hapsira vertikale në ekran. Gurman gjithashtu ceku se Apple teston shumë ekrane para se ta vendosë pajisjen në shitje.