Apple është duke marrë energji diellore nga ishulli lundrues në Japoni

Apple ka qënë duke prodhuar energji të pastër për vite dhe manifestimi i tij i fundit vjen në formën e një ishulli lundrues diellor.

Auto & Tek

13/03/2017 22:22

Kampusi i ri i shumë parashikuar i Apple nuk do të jetë e vetmja mënyrë ambicioze e tyre, ata gjithashtu kanë ndërtuar një ishull lundrues në Japoni. Të mërkurën Apple njoftoi se komponenti i saj furnizues Ibiden (një kompani që ndihmon në sjelljen bashkë të paketave të qarqeve dhe cipeve të paisjeve të Apple) është bërë kompania e parë në Japoni e cila do të furnizojë fuqishëm gjithë prodhimin e saj Apple me energji të ripërtëritshme 100%. Duke e quajtur atë një hap të rëndësishëm në përpjekjet e Apple për të ndihmuar partnerët e saj për të pastruar energjinë . Apple tani është në rrugën e duhur për të gjeneruar më shumë se 2.5 miliard kilovat orë në vit të energjisë së pastër për prodhimin e produkteve të saj nga fundi i vitit 2018.

Për të bërë mirë në premtimin e tyre për prodhimin e energjisë ë pastër, Ibiden është duke planifikuar të investojë në më shumë se 20 objekte të reja të energjisë së rinovueshme,njëra prej të cilave është në mesin e sistemeve diellore lundruese më të mëdha fotovoltatike në Japoni. Struktura mbreslënëse është ndërtuar mbi një depo lëndësh drusore për tu sigurua që ishulli nuk humb shumë pasuri të patundshme mjedisore.

“Ne jemi krenar që jemi partner me furnizues si Ibiden të cilët njohin më së miri se investimet e ripërtëritshme të energjisë janë të mira për mjedisin dhe për biznesin” tha Lisa Jackson presidentja e Apple për politikat dhe iniciativat sociale të mjedisit. “Ndërsa ne vazhdojmë të ndërtojmë operacionet tona globale me energji 100 % të rinovueshme, është më e rëndësishme se kurrë që të ndihmojmë partnerët tanë prodhues të bëjnë të njëjtin kalim në burime të pastra dhe të bëhen një shembull për tu ndjekur nga kompanitë e tjera”.