Apple është duke krijuar një iPhone shumë të hollë (Foto)

Apple duket se është duke punuar në një iPhone 7 shumë të hollë. Edhe pse 9 shtatori është data e lansimit të iPhone 6S dhe 6S Plus, një raport i ri shkon përtej asaj, në vitin 2016, kur Apple mund ta lansojë modelin e ardhshëm iPhone 7.

Auto & Tek

08/09/2015 09:45

Sipas AppleInsider, që citon raporte nga KGI Securities, Apple është duke planifikuar që ta lansojë një iPhone të hollë rreth 6 milimetra.

Kjo do të thotë se ky iPhone do të jetë dukshëm më i hollë se iPhone 6, i cili është 6.9 milimetra i hollë, transmeton Lajmi.net.

Detaje të tjera nuk ishin bërë publike në këtë raport mbi iPhone 7. (Lajmi.net)