Apple e shqetësuar për sulmet e hakerëve në iCloud

Apple për herë të parë është përballur me një 'hakerim' në llogaritë e iCloud, ku janë vjedhur fotografi personale nudo të disa prej yjeve botërore. Sa është e sigurt iCloud tash?

Auto & Tek

02/09/2014 21:59

“Ne e marrim privatësinë e përdoruesve shumë seriozisht dhe jemi në mënyrë aktive duke e hetuar këtë rast”, thanë përfaqësuesit e Apple për Mashable.

Përderisa Apple nuk ka pranuar asnjë lloj fajësie në sulm, i cili u raportua të dielën, ekspertët e sigurisë tashmë i kanë vërejtur jo një por dy gabime në sigurinë e iCloud, transmeton Lajmi.net.

Sipas një raporti në TheNextWeb, një hakerim i quajtur iBrute ishte postuar të shtunën në GitHub nga firma për siguri të celularëve HackApp.

Edhe pse teknikisht ishte vetëm një provë e një koncepti të thjeshtë, kjo tregoi se si hakerët e shfrytëzuan vulnerabilitetin e dukshëm “brute force” në Find My iPhone API, për të sulmuar më pas llogaritë e iCloud.

Apple është duke punuar me ekspertët e sigurisë për t’i rregulluar këto dy probleme në sigurinë e iCloud, që më të mos përsëriten sulme të tilla.