Apple e Google shumëfishojnë fitimet nga dyqanet digjitale

Gjiganti Apple fitoi 5.4 miliardë dollarë në tremujorin e fundit të vitit 2016 vetëm nga shitorja online “AppStore”, raporton “SensorTower”.

Auto & Tek

16/01/2017 00:48

Sipas raportimit, kjo është rritje prej 60 për qind në krahasim me vitin e kaluar.

Për dallim nga kjo rritje, Google shënoi rritje prej 82 për qind në krahasim me vitin 2015 me “PlayStore”, por që mbetet prapa në të ardhura me 3.3 miliardë dollarë të fituar.

Të dyja bashkë fituan rreth 8.7 miliardë dollarë, falë 19.2 miliardë aplikacioneve që u instaluan në tremujorin e fundit të 2016-s.