Apple duke përgatitur iOS 9

Ritmi i Apple për të lansuar versione të reja të iOS dhe karakteristika të reja çdo vit ka rezultuar në disa probleme të padëshiruara, dhe duket se kompania është duke planifikuar që të rregullojë gjithçka me iOS 9.

Auto & Tek

09/02/2015 18:34

Raportohet se lansimi i ardhshëm i madh i iOS do të fokusohet në stabilitet dhe optimizim të eksperiencës në celularët e Apple të cilët janë duke evoluar çdo ditë.

Inxhinierët e Apple janë duke vendosur një fokus të madh në zgjidhjen e problemeve, ruajtjen e stabilitetit dhe rritjen e performancës së sistemit operativ, transmeton Lajmi.net.

Duket se disa tipare të reja do të vijnë me përditësimin e ri, por prioritet është që iOS të bëhet më i shpejtë dhe më i besueshëm se sa që është sot.

Kompania gjithashtu thotë se është duke provuar që të tkurrë sasinë e nevojshme të magazinimit të përditësimeve të reja iOS. Për të bërë një përditësim të ri aktualisht në iPhone juve ju duhet që të keni mjaftueshëm hapësirë, ku shpesh na duhet që të fshijmë diçka nga celulari për ta instaluar përditësimin.

Se kur do të bëhet i gatshëm iOS 9 ende nuk është bërë e ditur nga kompania.