Apple do t’i zëvendësojë bateritë me defekt të iPhone 5 falas

Apple njoftoi se do t'i zëvendësojë falas bateritë me defekt të iPhone 5, për përdoruesit që i kishin blerë iPhone në periudhën 2012-2013 dhe që kishin hasur në probleme duke ju është dashur që t'i mbushin shumë shpesh, pasi që jeta e baterisë nuk zgjaste shumë.

Auto & Tek

24/08/2014 19:21

Apple njoftoi se disa njësi të iPhone 5 të shitura në periudhën Shtator 2012 dhe janar 2013 kanë hasur me probleme te bateria, dhe përdoruesve u është dashur t’i mbushin shumë shpesh sepse jeta e baterisë së tyre nuk zgjaste shumë, transmeton Lajmi.net.

Apple u ka kërkuar blerësve, të cilët kanë blerë një iPhone 5 në këtë periudhë, të kontrollojnë nëse bateria e tyre mund të zëvendësohet nëpërmjet një programi.

Ju duhet të shkruani numrin serial të iPhone-it në webfaqen e Apple, për të kontrolluar nëse telefoni juaj kualifikohet për zëvendësim baterie, dhe nëse po, Apple do t’ua zëvendësojë baterinë falas.

Ju mund të zbuloni më shumë detaje duke klikuar këtu.