Apple do të prodhojë orat iWatch së shpejti

Orat e mençura të Apple të përfolura tashmë një kohë të gjatë, të njohura si iWatch, thuhet se kanë filluar të prodhohen, sipas një raporti të publikuar në BBC.

Auto & Tek

04/05/2014 19:57

Duke cituar burime nga qendra e Apple në Azi, BBC tha se orat janë pjesë e një prodhimi të avancuar SIP (sistemi në një paketë), të cilat përmbajnë një procesor, një DRAM dhe memorie flash.

Një modul i tillë, i përdorur në pajisje si MP3 dhe celularë, do të mund të ishte i dobishëm për prodhimin e një kompjuteri që mund të vishet në dorë.

Megjithatë, BBC në raportin e saj nuk ofron detaje të tjera teknike të këtyre orave.

Thuhet se pajisjet do të dalin në gjysmën e dytë të vitit 2014, dhe se prodhimi i 3 milionë pajisjeve do të fillojë në tremujorin e dytë të këtij viti dhe do të rritet në 14-15 milionë deri në tremujorin e tretë.

Edhe pse CEO i Apple, Tim Cook, nuk ka treguar nëse kompania do të lansojë një pajisje të çdo lloji që mund të vishet, deklaratat e tij në muajt e fundit kanë qenë vazhdimisht të mbushura me komente emocionuese, këto prodhime janë quajtur \”kategoria e re\” e prdhimeve të kompanisë, e cila ka në plan t\’i lansojë më vonë këtë vit.

Sipas një sondazhi të inicuar nga Harris Interactive në shtator, 49% e amerikanëve besojnë se \”teknologjitë që mund të vishen janë në modë dhe të mira\”. Kjo ndjenjë duket të jetë rezultat i pajisjeve të lansuara së fundmi si The Pebble dhe Galaxy Gear.

Pra, si përfundim, një produkt tërësisht i ri nga Apple është duke u prodhuar, dhe vëzhguesit e këtij produkti janë duke pritur për të parë nëse kjo pajisje mund të punojë me teknologjinë iDevice në kategorinë e saj të pajisjeve që mund të vishen.