Apple do të prezantojë një iPhone 4-inç në fillim të vitit 2016

Pritet që celulari të ketë një CPU A9 dhe sistemin Apple Pay.

Auto & Tek

03/12/2015 17:22

KGI Securities, që gjithmonë arrin të parashikojë planet e ardhshme të produkteve të Apple, beson se një celular i ri 4-inç do të lansohet në fillim të vitit 2016.

Sipas KGI, celulari do të jetë metalik dhe do t’i ketë specifikat e njëjta të kamerës si iPhone 6S, transmeton lajmi.net.

Por, një përmirësim i dukshëm duket se do të jetë procesori A9, i cili do ta përmirësojë teknologjinë e Apple Pay.

Pas modelit 4-inç, KGI thotë se mund të presim një model të ri të iPhone me një sistem të ri operativ – iOS 10. (lajmi.net)